Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Aleksandar Arsenijeviq, ish-aktivisti i shoqërisë civile në veri të Kosovës dhe një prej figurave më të diskutueshme të viteve të fundit në këtë rajon, është strehuar në qytetin Vrnjaçka Banjë të Serbisë pas arratisjes nga Kosova.
Ai thotë se aktivisti serb është shpërblyer nga Millan Radoiçiqi, me një banesë luksoze në këtë qytet, si falënderim për përfshirjen e tij në përpjekjet për destabilizimin e situatës në veri të Kosovës.
Postimi i plotë:
Arsenijeviqi pasi u arratis në Serbi, si duket se nuk ka mbetur pa shpërblim për detyrat e kryera me sukses!
Ai është strehuar në një banesë në qytetin ‘Vrnjacka Banja’ në Serbi, banesë të cilen ia dhuroi vetë Millan Radoiçiqi si ‘falënderim’ për rolin dhe përpjekjet e tij për destabilizim të situatës në Kosovë.
Pra, Arsenijeviq i cili me vite është njohur si si aktivist i shoqerisë civile, në prapaskenë ndihmoi zbatimin e agjendave destabilizuese të Beogradit në veri të Kosoves. Edhe sot Arsenijeviqi vazhdon të mbështetet financiarisht nga struktura të cilat operojnë jashtligjshem.
Gjatë bastisjes së villës së tij në fshatin Vallaq në qershor policia gjeti një arsenal të tërë armësh.
Vila ishte ndërtuar nga kompania e cila është në listen e zezë të SHBA, me emrin ‘RAD 028’, e cila me letra menaxhohet nga Radulle Steviq, por në fakt është pronë e Millanit. Kjo villë më herët është përdor nga ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Severna Brigada’ për vëzhgim të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it.
Pra shikoni përpjekjet e vazhdeshme të Serbisë dhe Radoiciqit për ti shfrytëzuar organizata dhe individ të caktuar nga serbet e Kosovës për qellime të destabilizimit dhe propagandes ndaj RKS, duke i fshehur ata pas profileve të ‘aktivisteve të shoqerisë civile’.









