spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

Avokati Arianit Koci thotë se “shteti po na rrezikohet”.

Ai po flet në Frontal për protestën simbolike duke rruar flokët para Kuvendit, për shkak të pakënaqësisë me moskonstituimin e Kuvendit.

“Unë kam vendosë me e heq një pjesë të trupit tim pët të treguar se kjo është mjaft”, tha Koci.

Avokati tha se protesta ishte “edhe për gjithë popullin”.

“Politikanët tanë nuk kishin guxuar të sillen në këtë formë nëse secili prej neve e bën nga një veprim të ngjashëm ose veç del dhe proteston”, tha ai.

Avokati tha se “nuk e ka bërë namin”, por shtoi se kjo mënyrë proteste e tij po e rritë presionin ndaj deputetëve.

“Unë mendoj që me të vërtetë shteti po na rrezikohet, sado që kështu prej natyrës jam spirituoz, besoni që edhe me këto hajgaret më nuk po më qeshet. 50 herë është e tepërt. Nuk ka shtet në botë që 50 herë ka tentu me e formu Kuvendin edhe mos me arritë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit