Raketahedhës serbë në Mitrovicë, ja çfarë paralajmëron Ministri Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me gjetjen e disa raketahedhësve të prodhimit serb në Mitrovicën e Veriut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se këto armë janë dëshmi e vazhdimit të veprimeve destabilizuese nga grupet kriminale në veri të vendit, të cilat sipas tij janë përkrahur dhe furnizuar ndër vite nga Beogradi.

Sveçla nënvizoi përkushtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë për të çmontuar çdo strukturë të tillë kriminale apo terroriste dhe për të rivendosur rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Këto raketahedhës krahu (zolla) janë armë të prodhimit serb, të gjetura sot nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Për nivelin dhe sasinë e armatimit të konfiskuar gjatë këtyre katër viteve jemi dëshmitarë të gjithë.

Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ne, megjithatë, jemi të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vendin tonë. Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit