Gazeta ka raportuar se një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim.
Njëri nga personat që ka vdekur ishte Daut Bajraktari rreth 50-vjeçar.
Me dhimbje të thellë, edhe familja Bajraktari ka njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre, Daut Rrustem Bajraktari, i cili u shua sot më 21 korrik 2025.
Një familjar përmes një njoftimi mortor, tha se “Mixha jon ma i dashur” ka ndërruar jetë dhe se për detajet rreth varrimit familjarët do të njoftojnë më vonë.
“Njoftim mortor: Sot me daten 21/07/2025 ka ndrru jetë. Mixha jon ma i dashur Daut Rrustem Bajraktari. Varrimi i të ndjerit ju njoftojm me kohë. Të pikëlluar, Familja Bajraktari”









