spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Trump çon Obamën në qeli, ja pamjet që publikon (Video)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila po shkakton shumë polemika.

Trump ndau videon e inteligjencës artificiale nga një mbështetës i MAGA-s, pasi më parë lavdëroi Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, e cila akuzoi publikisht Obamën dhe disa nga zyrtarët e lartë të administratës së tij për përfshirje në atë që ajo e quajti një “komplot tradhtar” për të minuar fitoren zgjedhore të Trump në vitin 2016.

Videoja fillon me pamje të Obamës dhe udhëheqësve të tjerë të shquar demokratë që thonë se “askush nuk është mbi ligjin “. Më pas jepen pamje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Obamës duke u “arrestuar” nga agjentët e FBI-së, gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale me Trump në nëntor 2016.

Imazhet më pas tregojnë Obamën të veshur me uniformën portokalli që mbahet nga të burgosurit, ndërsa gjatë gjithë videos, një nga këngët e preferuara të Trump, “YMCA” nga Village People, luhet si muzikë në sfond.

Lëvizja e Trump pasoi njoftimin e Gabbard të premten se ajo po i referonte zyrtarët e administratës Obama në Departamentin e Drejtësisë për ndjekje penale lidhur me akuzat se ata “ fabrikuan ” informacione për të promovuar idenë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 .

Që nga e premtja, Trump ka bërë të paktën 17 postime në lidhje me njoftimin e Gabbard, i cili pretendonte se dokumentet e deklasifikuara së fundmi ishin provë se Obama dhe disa nga anëtarët e kabinetit të tij “e politizuan informacionin për të hedhur themelet për atë që në thelb ishte një grusht shteti kundër Presidentit Trump “.

Demokratët i hodhën poshtë pretendimet e Gabbard si të pabaza dhe plot gabime. Senatori Mark Ëarner i Virxhinias, demokrati më i lartë në Komitetin e Inteligjencës, tha se ky ishte “një tjetër shembull i përpjekjes së drejtorit të inteligjencës kombëtare për të manipuluar dosjet”.

Videoja i ndau shikuesit, me mbështetësit e Trump, siç është komentatori i ekstremit të djathtë Nick Shorter, të cilët bënë thirrje që arrestimi i Obamës të “bëhet realitet”, por kritikët e quajnë atë nxitës dhe vënë në dukje se koha nuk është rastësi, pasi administrata Trump përballet me reagime negative nga një pjesë e MAGA-s për trajtimin e çështjes Epstein .

Shumë argumentojnë se pretendimet e Gabbard dhe videoja e rreme po përdoren për të mashtruar opinionin publik.

https://twitter.com/i/status/1947074244229366220

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit