“Duke kënduar në brekë”…- Reagon ashpër Albina Kelmendi pas një videoje virale që po qarkullon në rrjet

Një video që po qarkullon në rrjet, e që po kritikon paraqitjen e Egli Takos duke kënduar këngë patriotike në Kosovë, ka nxitur reagimin e këngëtares Albina Kelmendi.

“M’falni mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh e keqe!”, ka shkruar Kelmendi.

Në videon e shpërndarë nga Kelmendi, shihet Egli Tako duke interpretuar këngën patriotike “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës gjatë përformancës në një klub nate. Veshja e saj është kritikuar tejmase.

“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza na fal. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e këndu në brekë”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.

@eglest_ #fyp #eglitako ♬ original sound – 🫶🏼

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit