Deputeti i betuar i PDK-së, Elmi Reçica nuk është lejuar ta çojë deri në fund fjalën e tij.
Ishte kryesuesi i seancës, Avni Dehari ai i cili e ndërpreu Reçicën, dhe iu lut ta lëshonte foltoren.
Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”.
“Po më dhimbsesh, po ta them si mik”, u shpreh ai.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën.









