spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

–9°C dhe ngrica në rrugë, apel për moslëvizje përveç rasteve emergjente

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit sonte në rrugët e Kosovës.

Sipas paralajmërimeve meteorologjike, temperaturat pritet të zbresin deri në –9°C, ndërsa lagështia e krijuar nga reshjet mund të shkaktojë ngrica, duke e bërë qarkullimin rrugor më të rrezikshëm.

Ekipet e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve janë të angazhuara në terren gjatë gjithë kohës për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve. Megjithatë, zbatimi i rregullave të sezonit dimëror mbetet i domosdoshëm, përfshirë pajisjen e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ministri Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet gjatë natës, përveç rasteve të domosdoshme, duke theksuar se institucionet janë të angazhuara maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, ndërsa bashkëpunimi i tyre është thelbësor për evitimin e rreziqeve të panevojshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit