spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj: Gjakun e të rënëve e kemi amanet për brezat që vijnë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar të rënët në Bishtazhin, Ujëz, Goden e Rogovë të Hasit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë: Fundi i janarit ’99 është i gdhendur thellë në zemrën tonë, kur trimat tanë më të mirë u nisën për të sjellë armët e lirisë nga nënë Shqipëria.

Sot përkujtojmë me dhembje e krenari heronjtë që ranë në Bishtazhin, Ujëz, Goden e Rogovë të Hasit. Trima që u bënë një me tokën e shenjtë të Kosovës në ato ditë të ftohta janari.

Për ne që i njohëm në vijat e frontit, këta burra të pathyeshëm do të mbeten përjetësisht shembull i sakrificës sublime për atdhe. Gjakun e tyre e kemi amanet për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit