spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

80-200 euro për “klient”/ Hynë në Shqipëri si turiste dhe ushtronin prostitucion, arrestohen 2 kinezet në Kavajë

Një bazë prostitucioni është goditur nga Policia e Shtetit në një operacion të koduar “Baza”, i zhvilluar në Qerret të Kavajës.

Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze, C.Y., 42 vjeçe dhe Y.Sh., 41 vjeçe, të dyshuara për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në zonën bregdetare të Qerretit.

Policia njoftoi gjithashtu se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë qenë klientë që kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Sipas hetimeve, dy gratë kishin hyrë në Shqipëri si turiste, por në fakt ushtronin veprimtari të paligjshme për përfitime financiare.

Ato reklamonin shërbimet e tyre përmes rrjeteve sociale dhe tarifat varionin nga 80 deri në 200 euro për klient.

Gjatë kontrollit në banesën e përdorur për veprimtarinë e dyshuar, policia sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë si dhe dy telefona celularë të përdorur për komunikim me klientët.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.

Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:

C.Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit