spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

700 milionë euro rrymë, Kuvend i bllokuar – Miftaraj thotë se Kurti legalizoi varfërinë dhe po kërkon ta thellojë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, duke e akuzuar për dështime të njëpasnjëshme gjatë mandatit të tij.

Miftaraj përmend shpenzimin e 700 milionë eurove për blerje të energjisë, rritjen e çmimeve, shpërndarjen e pozitave në mënyrë klienteliste dhe dështimin për të funksionalizuar Kuvendin.

Tutje ai e ironizon Kurtin se ka legalizuar varfërinë dhe që po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja vetëm për “pak adrenalinë”, duke theksuar se kjo dhe u kushton qytetarëve miliona euro.

Shkrimi i plotë:

Po më habit qendrimi i Albinit.

I “mençur” po, i “shkathët” po, 700 milion Euro ka ble rrymë në katër vite pushtet, ka nda dhurata/pozita me shumicë nëpër borde, ambasada, ndërmarrje publike, ministri, etj etj.

Ka dal i pari në zgjedhje. E ka çliru veriun, e ka shtrenjtu tre herë rrymën, i ka dërgu afër 200 mijë punëtorë nga Kosova në Gjermani, e ka legalizu fukarallakun, i ndan ka 20 Euro në muaj për fëmijë, e ka pranu Associacionin po ska ditë me përfitu anetaresimin ne Keshillin e Evropes, e ka vendos shtetin për herë të para në masa ndëshkuese nga BE, këshilltaret e tij kanë hap firma me ble e me shit rrymë si ka ardh në pushtet, e ka respektu Ivanoviqin, tre njohje ia kanë sjellë tjerët dhuratë,

e shumë e shumë projekte tjera.

Dhe prapë se prapë spo din apo spo don me ba Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë.

Taksirati i 15 ose 20 miliona Euro te popullit me shku prapë në zgjedhje, se po i duhet pak adrenaline Albinit. Adrenalina kushton, po pasi paguhet nga populli, pak ka rendesi per Binin dhe kliken e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit