7 vjet nga dorëheqja, Haradinaj: Dhashë dorëheqje për t’u mbrojtur në Hagë si qytetar e jo si kryeministër

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e shtatë të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se para shtatë vitesh, kishte deklaruar “se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, për të cilat qëndrime thotë se i ka edhe sot.

“Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit. Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe “Dodik Republika” për Kosovën janë të papranueshme. Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit