7 gurthyesve i ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoj se Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në 7 gurthyes që kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore, ndërsa 3 operatorë të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro për shkeljet e evidentuara.


Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë.

“Procesi i verifikimit të gurthyesve ka nisur në mars, kur të gjithë operatorëve u është dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë me ligjin dhe kriteret mjedisore. Rreth 200 gurthyes kanë dorëzuar dokumentacionin, i cili është shqyrtuar nga një komision i jashtëm i angazhuar nga Ministria në prill. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore”, shkruan ajo.


Pacolli shtoi se vetëm gjatë muajit gusht, punimet u janë ndaluar 16 gurthyesve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit