60-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali: E kapa duke më grabitur, pasi e qëllova fsheha trupin në pyll

Zbardhet dëshmia e italianit, pronarit të banesës që u përplas me armë zjarri me 3 shqiptarë.

Një 25-vjeçar shqiptar ndërroi jetë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një tentative të dështuar për grabitje në një vilë në Foria di Centola të Italisë.

Tre të rinj me origjinë shqiptare, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën ndërsa pronari i saj një 60-vjeçar qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj tyre pasi i kapi në fragrancë.

25-vjeçari nuk arriti dot t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital. Shqiptari i tretë i përfshirë ndodhet në arrati, pasi arriti të largohet nga vendngjarja.

Trupi i 25-vjeçarit u gjet sot në fshatin San Severino, një fshat malor në komunën e Centolës, pas dëshisë së 60-vjeçarit i cili u vetëdorëzua në Prokurorinë Publike në Vallo della Lucania për të rrëfyer krimin.

I tronditur, në lot dhe i shoqëruar nga avokati i tij, 60-vjeçari italian tha se pasi qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, e tërhoqi trupin zvarrë në zonën pyjore të San Severinos, pjesërisht të fshehur nga bimësia. Për dy ditë ai nuk tregoi lidhur me ngjarjen, derisa vendosi të bashkëpunonte me hetuesit dhe të zbulonte të vërtetën.

Trupi i pajetë i të riut u gjet pas 48 orësh nga policia nëpërmjet kërkimeve me helikopter dhe qen ku identifikuan viktimën. Trupi i tij do t’i bëhet autopsia, e cila do të zbardhë dinamikën e saktë të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit