59-vjeçari që dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga djali i tij kishte një mulli që njihej për ndihmën ndaj fëmijëve me probleme në të folur

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë që ka tronditur sot bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, ku një person humbi jetën në rrethana tragjike.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Shpend Hasanramaj, 59-vjeçar, ndërsa i dyshuari në këtë rast është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26-vjeçar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat në të cilat arma është shkrepur dhe ka rezultuar fatale për viktimën janë ende objekt i hetimeve.

Viktima e këtij rasti, Shpend Hasanramaj, kishte një mulli në Strellc të Deçanit.

Për këtë mulli ishte bërë e ditur se, përmes çakallës së mullirit, ai mund t’i ndihmonte fëmijët me probleme në të folur.


Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar lidhur me shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit