spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

56-vjeçari u qëllua 6 herë, detaje të reja nga atentati në Tiranë; autori i maskuar u largua me motor!

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz i ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktima 56-vjeçari Bujar Nasufi, është qëlluar nga një personi maskuar i cili qarkullonte me motor.

Teksa ndodhej me mjetin e tij pranë banesës te“Pallati me Shigjeta”, 56-vjeçari është qëlluar me 6 plumba nga autori i maskuar, i cili më pas është larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes. Autori sipas policisë është larguar drejt zonës së Selitës.

Mësohet se Nasufi nuk ka ndërruar jetë në vendngjarje por rrugës për në spital. Ndërkohë që janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit dhe po këqyren kamerat e sigurisë.

Ende nuk ka një pistë të qartë se cili mund të ketë qenë motivi i atentatit, ose nëse viktima ka pasur konflikte të mëprashme. Nga ajo çfarë konfimon policia, 56-vjeçari nuk ka precedent të mëparshëm penal. 

Ai së bashku me të vëllanë mësohet se kishin një biznes, një mobileri në të cilën punonin.

Mësohet se ai u qëllua me armë zjarri të llojit pistoletë, me gjashtë plumba. Autori dyshohet se e ka monitoruar dhe e ka qëlluar sapo ka ndaluar pranë banesës dhe biznesit të tij.

Deri më tani janë sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit