45-vjeçari i dënuar për vrasje në Itali, arrestohet në Vlorë

Policia e Vlorës në Shqipëri ka arrestuar një 45-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Renald Gjini, i cili ishte i dënuar nga autoritetet italiane për vrasje dhe mbajtje pa leje armësh. Ai u kap të dielën në lagjen “Rilindja”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“I dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprat penale ‘Vrasje’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’, lokalizohet dhe vihet në pranga 45-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar ‘Il Obiettivo’ u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe zyrat homologe të Interpolit,” njoftoi Policia.

Gjini ishte shpallur në kërkim pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, për vrasjen dhe mbajtjen pa leje armësh. Me informacionet e siguruara dhe bashkëpunimin me Interpolin, autoritetet arritën të finalizojnë operacionin që çoi në arrestimin e tij.

Tani, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po punojnë ngushtë për të realizuar procedurat e ekstradimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit