Egzon Thaçi nga Podujeva po kalon një sfidë të vështirë me shëndetin e tij.
40-vjeçari po përballet me një sëmundje të rëndë të tumorit për të cilën nuk mund të marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale të enjten.
Shërbimi Spitalor të Kosovës ka rekomanduar transferimin urgjent për vazhdimin e trajtimit të 40-vjeçarit në një klinikë jashtë vendit, në Gjermani.
Kostoja e trajtimit shëndetësor të Egzon Thaçit në Gjermani vlerësohet në shumën prej 120 mijë eurove.
“Pas vlerësimeve mjekësore, atij i është rekomanduar trajtim i specializuar urgjent në Gjermani, me një kosto në shumën prej 120 mijë eurove”, tha familja në njoftim.
Vëllai i tij, Lirimi, tha se familja nuk ka mundësi ta përballojë këtë shumë parash, ndaj të mërkurën ata bënë thirrje publike për ndihmë financiare.
“Ju drejtohemi me mirëkuptim për çdo ndihmë financiare, sado e vogël, që mund të ndihmojë në mbledhjen e shumës së nevojshme për trajtimin e tij”, thuhet në njoftim. “Çdo kontribut dhe shpërndarje e kësaj thirrjeje është një hap më afër shërimit të tij”.
Thaçi, i cili banon në Podujevë, është baba i dy vajzave.
Më poshtë mund të gjeni të dhënat e bankës për ndihmë:
Mbajtësi i llogarisë: Lirim Thaçi
Emri i bankës: NLB Banka SHA
Numri i llogarisë: 1709018605496385
Iban: XK051709018605496385
Swift kodi: NLPRXKPR








