4-vjeçari u sulmua me thikë në rrugë, arrestohet gruaja në Leposaviq -dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor

Një grua është arrestuar në Leposaviq nën dyshimin se ka sulmuar me thikë një fëmijë 4-vjeçar, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, më 1 tetor 2026, rreth orës 12:20, Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një fëmijë i gjinisë mashkullore ishte dërguar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara, dyshohet, nga një mjet i mprehtë.

Nga hetimet fillestare, policia dyshon se e arrestuara, M.M., e lindur në vitin 1990, e ka sulmuar fëmijën e lagjes derisa ai ndodhej në rrugë në qytetin e Leposaviqit.


Si pasojë e sulmit, fëmija ka pësuar plagë në dorë dhe në gjoks. Sipas mjekut kujdestar, ai ndodhet në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, e dyshuara ka tentuar t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë, por është arrestuar pa pasoja.

Sipas policisë, gjatë hetimeve fillestare është pranuar informacion se e dyshuara ka probleme të shëndetit mendor.

Me udhëzim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Vrasje në tentativë”, ndërsa e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit