Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka deklaruar se gjatë pesë viteve të fundit janë ndarë 355 milionë euro, kryesisht nga buxheti qendror, për organizatat joqeveritare.
Rrahmani u shpreh se do të angazhohet për të hetuar se ku kanë përfunduar këto mjete financiare dhe si janë shpenzuar ato.
“Kam kërkuar të gjitha pagesat që janë bërë për organizatat joqeveritare që nga viti 2021-2026. Në kuadër të kësaj kërkese kam marrë shumë material, pasi kam angazhuar shumë persona për përpunimin e tyre, për shkak se bëhet fjalë për 355 milionë euro të ndara për OJQ-të nga të gjitha institucionet publike, përgjatë pesë viteve”, tha Rrahmani.









