35 seanca pa rezultate – Deputetja e Nismës pyet “A po dukem mirë?”

Edhe pse sot është mbajtur për herë të 36-të me radhë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, zgjidhja ende nuk është arritur.

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt vazhdojnë të mblidhen pa ndonjë rezultat konkret për formimin e institucioneve.

Në këtë atmosferë të zgjatur politike, vëmendje mori një deklaratë e deputetes së Nismës, Arbëreshë Krasniqi, e cila para mediave u shfaq në humor, duke pyetur gazetarët: “A po dukem mirë?”, e shoqëruar me të qeshura.

Një nga deputetët reagoi me ironi, duke thënë: “Punë s’jeni tu kry se…”, duke reflektuar frustrimin që po ndjehet për bllokadën e vazhdueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit