Kandidati i LDK-së me numër 33 për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fadil Geci, ka vazhduar me vizita në mërgatë, ku është mirëpritur nga shumë përkrahës.
Në takim me bashkëatdhetarët në Amstetten të Austrisë, bashkë me Fadil Gecin ishte edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, ku thotë se morën përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Geci ka zhvilluar takim edhe me mërgatën në Basel të Zvicrës, të cilët i dhanë mbështetje të madhe kandidaturës së tij për deputet nga radhët e LDK-së.
Ndryshe, Fadil Geci ishte deputet i dy legjislaturave në Kuvendin e Kosovës gjatë udhëheqjes së LDK-së nga ish presidenti Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë:
Sot mbajtëm një tubim në Amstetten, Austri, me pjesëmarrjen e Audullah Hotit, Xhemajl Berishës, Haki Berishës, si dhe familjes së kandidatit për deputet Besart Berisha 92![]()
Së bashku me Avdullah Hotin 6![]()
Në tubim morën pjesë nënkryetari Mehdi Prushi dhe ish-kryetari i degës për Gjermani, Oso Ferizi, të cilët e përkrahën fuqishëm këtë aktivitet.
Me rëndësi të veçantë ishte edhe pjesëmarrja e përfaqësuesit të Partisë Demokristiane, Anton Marku, i cili ruajti traditën e vjetër dhe erdhi për të mbështetur tubimin dhe kandidatët e LDK-së.
Po ashtu, ishin të pranishme edhe shumë figura të tjera që kanë dhënë kontribut të madh për Lidhjen Demokratike në Austri, ndër ta:
• Liza Rugova, ish-kandidate për deputete
• Miftar Zagragjja
Falënderim i veçantë për Mehdi Prushin dhe familjen Berisha.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë.
Me respekt,
Fadil Geci 33![]()






