spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

33-shi i LDK-së, Fadil Geci, me vëllezër vizituan sot varrin e Rugovës dhe u mirëpritën nga familja e Ibrahim Rugovës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, së bashku me vëllezërit e tij ka vizituar sot varrin e Ibrahim Rugovës dhe është pritur në familjen e tij.

Përmes një postimi, kandidati Geci ka thënë se nderuan veprën e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe vizituan familjen Rugova, duke i dhënë mbështetje të parezervë deputetit të ardhshëm dhe trashëgimtarit të vizionit rugovian, Ukë Ibrahimi Rugovës.

Postimi i plotë:

LDK 123 ✅
Ukë Rugova – 10 ✅
Fadil Geci – 33 ✅
Familja Geci gjithmonë me LDK-në e Presidentit Rugova.
Sot, deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fadil Geci, së bashku me vëllezërit e tij, nderuan veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe vizituan familjen Rugova, duke i dhënë mbështetje të parezervë deputetit të ardhshëm dhe trashëgimtarit të vizionit rugovian, Ukë Ibrahimi Rugovës.
Kjo vazhdimësi përfaqësohet qartë: Ukë Rugova dhe Fadil Geci qëndrojnë në të njëjtën linjë politike – linjën rugoviane të LDK-së. Ky besim është ndërtuar me vite, buron nga respekti për historinë dhe udhëheq drejt një të ardhmeje të ndritur për Kosovën.
Gjithashtu, familja Geci nderuan veprat e heroit kombëtar Ahmet Krasniqi, duke riafirmuar angazhimin për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës, zgjidh shpresën.✌🏻

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit