spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

32-vjeçari humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, arrestohet pronari i fabrikës

Është arrestuar nga policia pronari i subjektit ku ditën e djeshme humbi jetën një 32 vjeçar, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale Z. Sh., 64 vjeç, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje.

32-vjeçari humbi jetën tragjikisht, pasi gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash.

I riu kishte marrë dëmtime të rënda trupore dhe fatkeqësisht humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në shëtitoren “Willson”, në Shëngjin, ku gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene humbi jetën një punëtor, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64 vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32 vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit