spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

316 metra e gjatë, Kina nxjerr në det luftanijen më të madhe të saj

Situata gjeopolitike botërore mbetet e mbushur me tensione, nga lufta në Ukrainë te konflikti në Gazë, e deri te përplasjet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

Por në Azi, një pikë e nxehtë e vazhdueshme është raporti i trazuar mes Kinës dhe Tajvanit.

Më 13 shtator, sipas Reuters, Pekini dërgoi për herë të parë në ujërat pranë Tajvanit luftanijen më të ri, Fujian, i shoqëruar nga dy shkatërrues raketorë.

Lëvizja, e paraqitur nga Kina si një test teknik i planifikuar, është interpretuar nga fqinjët si një sinjal i fuqisë në rritje të marinës kineze. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit konfirmoi gjurmimin e tij, ndërsa Japonia vuri në dukje seriozitetin e pranisë së një mjeti të tillë strategjik.

Fujian është e treta luftanije e Kinës, por ndryshe nga paraardhësit Liaoning dhe Shandong, përdor sisteme moderne elektromagnetike për nisjen e avionëve, duke iu afruar modelit të flotës amerikane.

Me gjatësi 316 metra dhe një peshë prej deri në 85 mijë tonësh, ajo është anija më e madhe luftarake e ndërtuar ndonjëherë nga Pekini. Kapacitetet e tij përfshijnë radarë të avancuar, sisteme mbrojtjeje HQ-10 dhe H/PJ-11, si dhe avionë luftarakë J-15 dhe J-35.

Me këtë luftwnije, Pekini jo vetëm konsolidon praninë e tij në Detin e Kinës Lindore, por synon edhe zgjerimin e ndikimit në Oqeanin Indian dhe më gjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit