spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

31-vjeçari arrestohet për trafikim të kokainë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar shtetasin Denis Dina, 31 vjeç, i cili dyshohet se ka transportuar 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë në tetor të vitit 2024.

Policia e Shtetit ka njoftuar se sipas hetimeve, Dina ka përdorur automjetin e tij për të transportuar lëndën narkotike dhe ja ka dorëzuar shtetasit A.F. në Prishtinë. Gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe asaj kosovare, A.F. ka tentuar të hedhë kokainën nga dritarja e automjetit, por është arrestuar pas ndjekjes nga forcat e rendit.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit