spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

30 vjet mashtrime politike, tradhëtitë që na lanë pa Atdhe!

  • Shkruan Spartak Ngjela

Dëshira të humbura dhe premtime që nuk u mbajtën kurrë: kjo është politika shqiptare që nga vitit 1992 e deri më sot.

Shteti në Shqipëri është në një ecje me sy mbyllur, por që ka shpëtuar, sepse ka qenë rruga e drejtë.

E pra, asgjë nuk ka bërë politika shqiptare në këta tridhjetë vitet e fundit për unifikimin e shqiptarisë, në një kohë që ka pasur dhe ka në dispozicion historike dy shtete shqiptare Shqipërinë dhe Kosovën.

Përkundrazi, kjo politikë vetëm ka krijuar konfuzion antikombëtar dhe ka shkatërruar: ka prishur 500 uzina dhe fabrika, por nga Beogradi morrëm vesh se këto fabrika dhe uzina të shkaktuara kanë autor ish presidentin Sali Berisha, ne vitet 1992 – 1996.

Turp historik! Dhe Saliu flet ende si një hero. Por ja që e “tradhtoi” Beogradi i tij.

Atëherë çdo të bëhet me këtë individ?

Sali Berisha është në proces penal i akuzuar për korrupsion.

E pra a do të dënohet?

Ajo është çështje e gjykatës, por, po u dënua, a mos do të hidhërohet Beogradi?!

Jo mo, nuk hidhërohet Beogradi, sepse Beogradi ka në politikën shqiptare ende përkrahësit e vet antishqiptarë.

Atëherë?

Asgjë, sepse Beogradi dihet që ka qenë dhe është pushtues territoresh shqiptare, por Kosovën ne e çliruam me UÇK dhe me Amerikën, dhe tani Kosava është shteti i dytë shqiptar në Evropë.

Por sigurisht që ky është një sukses i madh historik i shqiptarisë kundër pushtuesve shekullorë të trojeve shqiptare. Prandaj tani neve na mbetet vetëm arsyeja jonë shqiptare, politike dhe kombëtare, që të nxjerrim sa më shpejt doktrinën tonë të bashkëpunimit ekonomiko-politik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Të shohim se çfarë do të bëjë kryeministri dhe presidentja e Kosovës, sepse Shqipëria ende nuk e ka në Tiranë një kryeministër që të jetë mbështetës me nivel të lartë patriotik dhe intelektual, i çështjes kombëtare të shqiptarisë në Gadishullin e Ballkanit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit