Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, ku një 30-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në zonën e njohur si Varrezat Hebraike, ku viktima dyshohet se u gjet pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka përdorur një revole për të kryer aktin fatal.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar si provë materiale.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.









