Në ora 10:30 ishte paraparë të fillojë seanca dhe të bëhet njëherit përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por ende në sallë nuk kanë arritur deputetët e Vetëvendosjes.
Aty shihen deputetët e PDK-së të cilët kanë ardhur të parët në sallë, ndërsa prezent në sallë janë edhe disa deputetët të LDK-së, përfshirë edhe kryetarin Lumir Abdixhiku.
Në sallë nuk janë as deputetët e AAK-së dhe NISMA-s.








