29-vjeçari shtypet nga mekanizmi i kamionit të mbeturinave, familja kërkon drejtësi

Një 29-vjeçar me inicialet K.K. është lënduar rëndë në një aksident në vendin e punës, më 8 nëntor 2026, në Lubizhdë të Prizrenit.

Sipas rrëfimit të familjarëve, i riu kishte punuar gjatë natës në pastrimin e keramikave në Galeria Mall, nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Pas përfundimit të ndërrimit, ai ishte thirrur sërish nga menaxheri për t’u paraqitur në punë në orën 08:00.

Më pas, në Lubizhdë të Prizrenit, kishte ndodhur aksidenti i rëndë, ku 29-vjeçari dyshohet se është shtypur nga mekanizmi ngritës i kamionit të mbeturinave, i cili shërben për kapjen dhe zbrazjen e kontejnerëve.

Familjarët bëjnë të ditur se ai ka pësuar lëndime të shumta në fytyrë, hundë dhe në pjesën e pasme të kokës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas familjarëve, për momentin ekzistojnë edhe incizime të kamerave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ata shprehin shqetësimin për mungesën e informacioneve lidhur me hetimet dhe kërkojnë nga Policia e Prizrenit dhe institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast.

Familjarët kërkojnë sigurimin e incizimeve të kamerave, hetimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e përgjegjësive eventuale.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi. Një djalë 29-vjeçar meriton drejtësi”, thuhet në kërkesën e familjarëve drejtuar mediave.

Gazeta Kosova do të ishte e gatshme të publikonte edhe përgjigjet e institucioneve dhe palëve të përfshira lidhur me këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit