28 vjet nga masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, forcat serbe ndërmorën një ofensivë të gjerë në Rahovec, gjatë së cilës u vranë dhe u plagosën shumë civilë shqiptarë.

Një nga krimet më të rënda u krye në Teqen e Sheh Myhedinit, ku ishin strehuar gra, fëmijë dhe të moshuar. Forcat serbe hynë në këtë institucion fetar dhe masakruan shumë prej civilëve që kishin kërkuar mbrojtje aty.

Në vendin e njohur si “Tuba” u gjetën të vrarë dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar. Gjatë ofensivës në Rahovec u regjistruan rreth 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që i mbijetuan masakrës kanë treguar se pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe formacioneve paramilitare serbe ekzekutuan në mënyrë arbitrare civilë shqiptarë.


Gjatë sulmit, shumë shqiptarë u morën peng, u arrestuan ose u zhdukën me forcë, ndërsa fati i disa prej tyre vazhdoi të mbetej i panjohur.

Më 22 korrik 1998, organet e pushtetit serb në Prizren hapën dy varreza të mëdha, ku varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit