27 vjet nga vrasja e Sanije Rexhepit, vajza që mjekoi të plagosurit në luftë

“Ushtarët që kanë ra në mina, i kanë marr i kanë transferu me ni vend ma të sigurt këtu diku në fshat edhe tani Sanija i ka pas organizimin dhe barnat që i ka mbledh për UÇK edhe ma herët, ato i kina marr edhe i kena përdorë për ndihmën e parë”, kështu kujton Jeton Rexhepi momentet kur së bashku me motrën e tij dhe Sanije Rexhepin, u kanë ofruar ndihmën e parë ushtarëve të plagosur. Sipas tij ushtarët kishin rënë në mina duke pasur lëndime në këmbë dhe probleme me shikim. Ai tregon se bashkë me Sanijen kanë kontribuar në mjekimin e ushtarëve.


Sanije Rexhepi, e lindur në vitin 1969, ka kontribuar në mënyra të ndryshme për lirinë e Kosovës. Angazhimi i saj lidhet me vitet 90-ta, një periudhë lufte për popullin shqiptar në Kosovë. Në këtë kohë, ajo, ende në rini u përfshi në aktivitete kombëtare dhe humanitare, duke qenë pjesë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Ferizaj, një organizatë që në atë periudhë dokumentonte shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mbështeste qytetarët e prekur nga situata e atëhershme. Sipas dëshmive të familjarëve, ajo ishte aktive në organizime dhe iniciativa që lidheshin me rezistencën dhe ndihmën për qytetarët shqiptarë.

Pikërisht gjatë viteve të luftës, Sanija kishte rol në sigurimin e medikamenteve dhe ndihmave të nevojshme për ushtarët e UÇK-së deklaron djali axhës. Në vitin 1998 Sanija kishte mjekuar ushtarë të plagosur nga minat dhe ishte kujdesur që ndihmat të arrinin aty ku nevojiteshin më së shumti. Në shtëpinë e saj mbante medikamente dhe furnizime të ndryshme, të cilat më vonë u zbuluan nga forcat serbe, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve të saj. Përkundër rrezikut të vazhdueshëm, Sanija nuk u ndal së vepruari deri në momentin kur u masakrua nga forcat serbe.


Në nder të Sanije Rexhepit, një rrugë prapa Spitalit të Ferizajt mban emrin e saj. Emri figuron në listën zyrtare të rrugëve të Komunës së Ferizajt dhe në Google Maps, por në terren mungon tabela identifikuese. Sipas banorëve, ajo mund të jetë larguar gjatë punimeve dhe ndërtimeve që janë zhvilluar në atë zonë.

Për ata që e njohën nga afër, një nga kontributet më të rëndësishme të saj ishte roli në logjistikën e luftës. Familjarët e përshkruajnë logjistikën si “shkronja A e luftës”, sepse pa furnizim, dokumentim dhe organizim shumë gjëra nuk do të funksiononin.

Përveç angazhimit të saj kombëtar, familjarët e kujtojnë Sanijen si një grua të emancipuar, aktive dhe të zëshme. Nga perspektiva e familjarëve pikërisht ky emancipim e kishte bërë shënjestër të regjimit serb, i cili nuk pranonte një grua të përfshirë në organizime dhe aktivitete kombëtare. Megjithatë, përtej rezistencës dhe sakrificës, Sanija kishte edhe një anë artistike, të cilën e shprehte përmes shkrimeve dhe muzikës, sikur shpirti i saj kërkonte dritë edhe në kohët më të errëta.


“Sanija u merrte me shkrime, ka pas qef me knu”, kujton djali i axhës, me të cilin kishte qenë bashkë gjatë kohës së luftës në organizime. Ajo kishte prirje për art dhe frymëzimin për të shkruar e gjente në gjendjen e Kosovës, tek fëmijët, familjarët dhe vuajtjet e popullit shqiptar thoshte djali i axhës. Në vargjet e saj përzihej dhimbja, dashuria dhe dëshira për liri, duke e bërë shkrimin një mënyrë tjetër të rezistencës së saj.

Sanija dhe djali i axhës, shpesh “shtyheshin” se kush po shkruante më mirë. Një nga vargjet e Sanijes që djali i axhës e kujton ende sot ishte: “E jap jetën për dashuri, por edhe dashurinë për liri”. Për familjarët, këto vargje nuk ishin vetëm poezi, por mënyra se si jetoi Sanija. Pikërisht për ta ruajtur kujtimin dhe mesazhin e saj, djali i axhës disa nga shkrimet e Sanijes dhe të tij i ka kthyer në këngën “Jemi të vegjël por s’do të harrojmë kurrë”, në mënyrë që ato të dëgjohen dhe të përjetohen edhe nga brezat e rinj.

Krahas artit dhe angazhimit kombëtar, Sanija ishte aktive edhe në sport. Ajo luante volejboll në ekipet e Lloshkobares dhe më pas në Kastriot, ku kishte edhe rol udhëheqës si kapitene. Kurse në garat e superligës në Kosovë (1990-95) në ekipin Ilirija nga Lloshkobarja Sanija kishte qenë kampione e Kosovës. Edhe në sport ajo shquhej për vendosmërinë e saj. Sipas rrëfimeve të familjarëve, gjatë ushtrimeve dhe ndeshjeve ishte ndaluar dhe keqtrajtuar disa herë nga forcat serbe, për shkak të aktivitetit të saj dhe rolit që kishte në ekip. 2016 ishte viti i fundit që është mbaj turneu memorial në volejboll për nder të Sanijës dhe lojtarëve tjerë, ku në këto turnire ka pas ekip edhe nga shtete tjera si Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria etj, ndërkaq këtë vit është konstatuar përmes një njoftimi të publikuar në Facebook nga ekipi “Iliria” i Lloskobares se do të mbahen homazhe në nder të 27 vjetorit të vdekjes së Sanije Rexhepit.


Jeta e Sanije Rexhepit mbetet histori e sakrificës. Ajo ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës kombit të Kosovës deri kur u masakrua nga forcat serbe. Megjithatë, historia e saj nuk është vetëm historia e një gruaje të vrarë gjatë luftës, por historia e një figure që përfaqëson gratë shqiptare që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e Kosovës, edhe pse shumë prej tyre mbetën në hije të historisë. Në rastin e Sanijes, rruga që mban emrin e saj mbetet një kujtesë publike për jetën, sakrificën dhe kontributin e saj.


Autorja është studente e vitit të parë, Selma Buzuku në Departamentin e Gazetarisë në UP. Teksti është shkruar në kuadës të lëndës ‘Zhanret e gazetarisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit