spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja nuk e gjeti as sonte

Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të kërkim-shpëtimit ku dyshohet se një person me inicialet A.H nga Prizreni ka rënë në Lumin Drin.

Sipas drejtorisë rajonale të policisë së Prizrenit kërkimet kanë filluar më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot iu kanë bashkëngjitur njësitë përkatëse të FSK-së.

Kërkimet kanë filluar nga Ura e Fshajt e deri te Ura e Rugovës e po ashtu kërkimet kanë vazhduar edhe në pjesën malore që gjenden afër Urës së Fshajt.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar rreth orës 17:00 për shkak të errësirës dhe do të vazhdojë nesër me të nisur dita.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit