spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan BE-së, kërkon hetim të plotë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e ngjarjeve tragjike të natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Ai bëri të ditur se Kosova ka dërguar një letër tek përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, përmes së cilës kërkohet hetim i plotë dhe gjithëpërfshirës për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre krimeve.

Në sulmin e koordinuar nga grupe të armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar. Po ashtu, u patën plagosur 25 të tjerë, ndërsa mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Në këtë përvjetor të 25-të të ngjarjeve tragjike të natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, përkujtojmë viktimat e asaj nate të tmerrit.

Në atë sulm të koordinuar nga grupe të armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, dhe u plagosën 25 të tjerë. U dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1.664 familje shqiptare, rreth 12.000 qytetarë të Mitrovicës.

Pas një çerek shekulli, disa prej të dëbuarve po kthehen në shtëpitë e tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të sigurojë që të gjithë ata që dëshirojnë, të kthehen në mënyrë të sigurt dhe në shtëpitë e tyre të rindërtuara.

Por shumë ende nuk janë kthyer, ndërsa autorët e këtyre krimeve të rënda nuk janë përballur ende me drejtësinë.

Me letrën e drejtuar përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, znj.Kaja Kallas, kërkojmë hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre krimeve.

Drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre është detyrim moral dhe hap i domosdoshëm drejt paqes së qëndrueshme në Republikën e Kosovës dhe rajonin tonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit