24 vite heshtje, prova të fshehura dhe drejtësi e kontestuar: Dosja tronditëse e rastit Hajra

Shkruan: Faton Ramadani

Historiku i rastit – Hajra

Hamz Hajra ishte milic i regjimit të Serbisë. Ndaj tij kishte ndodhur një aksion nga disa pjesëtarë të UÇK-së; ai madje kishte arritur edhe t’ju kthejë kundërsulm në këtë aksion. Një vepër që të gjithë pjesëtarët e UÇK-së do vepronin. Këtë pritë e kishte organizuar Kimete Krasniqi, e cila kishte kontakte me Hamz Hajrën, ku ishte edhe e mitur.

Në Maqedoni ishte arrestuar Hamz Hajra nga pjesëtarë të UÇK-së; ai ishte liruar nga ndërkombëtarët nga burgu. Sami Lushtaku kishte dhënë deklaratë se Hamz Hajra na duhet për të dëshmuar për krimet e Serbisë.

Hamzës aksidentalisht ia kishin mbytur me veturë një djalë pas lufte.

Kimete Krasniqi ishte punësuar në G2 të TMK-së në Prizren; ndaj saj kishte pasur një kontroll nga KFOR-i. Kishin gjetur dokumentacion, ku njëri nga ta ishte se njihej i rrezikuar nga Hamz Hajra për të shkuar në Drenicë; tjetri ishte se ajo kishte treguar se me Fadil Demakun, Jahir Demakun, Muharrem Xhemajlin, Skender Halilaj kishin gjuajtur gjatë luftës Hamz Hajrën. Kishte nisur një hetim, pasi Hamz Hajra kishte nisur bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Aty mbi 90 për qind kishte dëshmuar për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, po kishte dëshmuar edhe për grupin e Fadil Demakut për aksionin në luftë ndaj tij.

Sipas raporteve të ndërkombëtarëve për këtë hetim, i kishin shkruar ndërkombëtarët stacionit në Drenas (Gllogoc, në atë kohë), ku shef i hetimeve ishte Muharrem Xhemajli. Këto raporte tregojnë se Muharremi njoftoi grupin dhe arsyen e vrasjes e lidhin me këtë motiv. Kur Fadil Syleviqi merr hetimin në dorë, nga të gjithë këta emra mbesin vetëm emrat e Skender Halilajt, Muharrem Xhemajlit dhe Kimete Krasniqit për më tutje.

Hamz Hajra, në natën kritike, ishte thirrur në telefon në ora 22:27 nga persona që dyshohet se ishin vetë ata që e vranë. Telefoni dhe personi që e kishte thirrur kanë qenë të fshehur për 24 vite; tashmë kjo provë është zbuluar.

Kimetja kishte mbajtur burg në paraburgim; ishte dënuar me 7 vite burg, kurrë nuk e kishte mbajtur burgun dhe nuk është paraqitur në gjykatë; është dënuar në mungesë.

Muharrem Xhemajlit i ishte ndërruar akuza, nga ajo e grupit të Fadil Demakut, kinse kishte kërcënuar Blerim Kiqinën; është dënuar në shkallën e parë, ndërsa shkalla e dytë e liroi pa faj.

Skender Halilaj ishte dënuar për luftë 5 vite dhe me 30 vite për urdhër, kinse ka paguar Burim Ramadanin dhe të tjerët që ishin në ditëlindje. Skenderi kishte akuzë se kishte vrarë familjen Hajra për arsye se kishte hetim ndaj grupit që kishin gjuajtur në luftë; më vonë i ishte ndërruar motivi se vrasjen e familjes Hajra e kreu për hakmarrje për vëllezërit e tij.

Skenderi, në deklaratën e parë, kishte treguar se me Fadil Demakun dhe të tjerë kishte gjuajtur Hamz Hajrën gjatë luftës; më vonë dikush nga personat që kanë qenë pjesë e atij aksioni kishte shkuar në shtëpinë e Skenderit dhe kanë kërkuar të ndërrohet ajo deklaratë dhe të zëvendësohet me emra të dëshmorëve. Shtrohet pyetja: ka e morën vesh se çka kishte deklaruar Skenderi, si e lejuan ndërkombëtarët të ndërrojnë deklaratën?

Skenderi, gjoja si organizator, dënohet me 30 vite.

Burim Ramadani, gjoja se Skenderi ka paguar 20 mijë marka për ta kryer atë krim – 30 vite.

Arsim Ramadani me 30 vite.

Arbeni Kiqina me 30 vite.

Florimi Kiqina me 21 vite.

Zeqir Kiqina me 11 vite.

Jeton Kiqina me 16 vite.

Blerim Kiqina me 11 vite.

Dhe disa të tjerë.

Të gjithë ishin dënuar me deklaratën e Blerim Kiqinës. Blerimi madje, në deklaratën e parë, ka thënë se njëri në pritë ishte 170–180 centimetra i gjatë. Ishte arrestuar për dëshmi të rreme, kishte ndërruar vazhdimisht deklaratat; këto dëshmi tash janë siguruar pas 24 viteve.

Në deklaratën, për ta habitur opinionin, kishte përgatitur Syleviq Blerim Kiqinën nga ora 8 në mëngjes deri në 16:00 në mbrëmje, kur kishte filluar incizimi i deklaratës që ka ndodhur për herë të parë në Kosovë; edhe në atë incizim shihet ku diktohen emra dhe ndërhyrje në emra.

Ai incizim ishte hedhur poshtë nga të gjithë dëshmitarët; me vendim, ngjarja nuk ka asnjë saktësi me atë që kishin shtyrë të deklaron Blerim Kiqina.

Ishin fshehur të gjitha provat, edhe telefoni që kishte qitur në pritë familjen Hajra.

Nisën zhurma të mëdha; vëllezërit Ramadani nuk kishin asnjë informacion. Të tjerët të gjithë kishin dyshime dhe tregonin për të njëjtit njerëz, dyshime dhe dëshmi që janë të përfshirë tjetërkush në rast. Të gjithë kishin pikën e njëjtë, ku këto informata dolën edhe jashtë burgut, përveç Arben Kiqinës; kishte dëshmuar edhe në gjykatë, por këtë dëshmi e kishin djegur duke e konsumuar në drejtësinë që kontrollonin.

Shkalla e dytë liron organizatorin kryesor Skender Halilaj, Florim Kiqinën (akuza kishte se kinse i ndihmoi në vrasje), Muharrem Xhemajlin (i ishte ndërruar akuza nga grupi i parë që ishte në hetim, kinse ka kërcënuar Blerim Kiqinën), Zeqir Kiqinën (kinse ndihmoi për ta kryer vrasjen) dhe disa të tjerë.

Urdhri, përmes gjykate, dënon Burim Ramadanin, Arsim Ramadanin, Arben e Jeton Kiqinën; prap motivi ishte Skender Halilaj, edhe pse shkalla e dytë e liroi pa faj. Prova e vetme për lirim dhe dënim në shkallën e dytë ishin shkronjat më të theksuara.

Në ditëlindjen e Burim Ramadanit ishin mbi 15 veta.

Ishin vëllezërit Fetah e Sami Hasani; këta ishin marrë të dyshuar, kishin ndryshuar deklarata, janë liruar pa asnjë vendim. Kanë dhënë dëshmi për t’i dëmtuar vëllezërit Ramadani dhe të arrestuarit në festë, duke thënë se tre persona rreth 5 minuta janë vonuar në festë, por edhe këto pesë minuta në gjykatë dilte se ishin para kohës 23:17 që kishte ndodhur krimi. S’kanë të bëjnë me krimin, pasi ishin në qajtore me të gjithë të tjerët.

Ishte edhe Petrit Morina dhe Ilir Demaku; këta dy persona janë të afërt me familjen Demaku. Nga të dyshimtë, më vonë ishin vetëm dëshmitarë; kishin ndërruar deklaratë për Haki Xhemajlin.

Petriti e Iliri kanë qenë në festë nonstop; s’kanë të bëjnë fizikisht me krimin, por është e çuditshme se si këta dy nuk u arrestuan, kurse vëllezërit Ramadani po, edhe pse ishin së bashku në festë.

Pas 24 viteve janë gjetur telefoni i viktimës, kush ka thirrur për ta qitur në pritë; provat që janë lajmëruar si të humbura janë gjetur, edhe shumë dëshmi që të gjitha janë fshehur vetëm që të mos arrestohen kryesit e vërtetë dhe të mbulohet krimi me persona të pafajshëm.

Sa i përket vrasjes së Hamz Hajrës, të tillë Franca përmes gjykate i ka dënuar 20 mijë me vdekje.

Sa i përket vrasjes së fëmijëve dhe grave dhe montimi i burgut të pafajshmëve, këto krime i kanë kryer vetëm shkit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit