21 vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë në Pestovë ishte anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

21-vjeçari që humbi jetën te rrethrrotullimi që po ndërtohet afër Pestovës është Ahmet Istrefi i cili pas plagëve të marra u nda nga jeta.

Istrefi ishte pjesë e Shoqatës për Kërkim Shpëtim, ku thuhet se dha një kontribut të madh në shërbim të komunitetit.

Shoqata njofton se detajet e varrimit do të bëhen të ditura me kohë nga familjarët e viktimës.

Postimi i plotë i Shoqatës për Kërkim Shpëtim:

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të papritur të Ahmet Istrefit (20.06.2003), anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim, i cili humbi jetën mbrëmë në një vetaksident. Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.
Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit