spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

20 kandidatët më të votuar të LDK-së, “bageri” i Prishtinës bëhet deputet

Udhëheqësi i projekteve kapitale në Komunën e Prishtinës, i njohur me nofkën “Bageri i Prishtinës”, Krenar Xhaferi, pritet të sigurojë një ulëse në legjislaturën e ardhshme të kuvendit.

Një listë me emrat e kandidatëve më të votuar për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tregon se Xhaferi është në mesin e 20-shes së parë.

Xhaferi, pas numërimit të rreth 75 për qind të votave të kandidatëve për deputet, ka fituar 12,014 vota dhe renditet i 17-ti në listë.

Kjo renditje pritet t’i sigurojë atij një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila fitoi rreth 17 për qind të votave për subjektet politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, do t’i ketë 20 deputetë bazuar në ndarjen e parashikuar të ulëseve në legjislaturën e ardhshme. Ky numër ka pak mundësi të ndryshojë edhe pas numërimit të votave me kusht edhe atyre nga diaspora.

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku është i pari në listën e kandidatëve më të votuar për deputet të LDK-së me 94 mijë e 778 vota.

Kandidatja e dytë më e votuar është Doarsa Kica-Xhelili e cila ka marrë 38 mijë e 19 vota. Pas saj është Hykmete Bajrami me 35 mijë e 707 vota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit