Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shifrën e kursimeve të tij prej 16.41€, duke e quajtur manipulim i varfërisë nga dikush që nuk jeton në varfëri.
Ismaili, në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se kreu i Qeverisë jeton pa kokëçarje ekonomike dhe ky deklarim në pasuri, tregon sipas tij një hile të Kurti.
“Po dua të flasë për një shifër që nuk më ka lënë rehat që disa ditë. Si është e mundur që një shifër kaq e vogël të flet kaq shumë. Të jetë kaq e dukshme, por të kalojë në heshtje, 16 euro e 41 centë. Ka një arrogancë në këtë shifër dhe në fund pikërisht kjo arrogancë më bëri të flasë sot.
Shifra 16.41€ nuk është shifër që ngjall pasiguri për të apo që gjeneron keqardhje, 16.41€ e kryeministrit është një ‘hile’e një njeriu që jeton pa kokëçarje financiare, e që shtiret se jeta e tij është e vështirë e po ia del me vështirësi dhe s’po ankohet. 16.41€ është moment klasik i manipulimit të varfërisë që nuk jeton në varfëri, por sillet si i tillë”, tha Ismaili.









