spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia pa paralajmërim dhe pa lënë ndonjë gjurmë.

Burimet bëjnë me dije se më 05 korrik 2025, rreth orës 09:00, në Stacionin Policor në Podujevë është paraqitur I.H., 37 vjeçar, banues në rrugën “Sejdi Obranqa”, i cili ka deklaruar se vajza e tij A.H., 15 vjeçare është larguar nga shtëpia rreth orës 03:00 të mëngjesit, pa e njoftuar askënd për vendndodhjen e saj.

Sipas përshkrimit të dhënë nga ankuesi, vajza kishte të veshura trenerka ngjyrë të zezë me një vijë të bardhë dhe ka ndërtim trupor mesatar.

Rasti është diskutuar me Prokuroren kujdestare të Departamentit për të Mitur, e cila ka urdhëruar iniciimin zyrtar të rastit si “Person i zhdukur”.

Aktualisht, Policia e Podujevës ka filluar hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e vajzës së mitur, ndërsa rasti mbetet nën trajtim aktiv nga njësitë përkatëse hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit