spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

14 të vrarë në Gaza pas të shtënave drejt turmës pranë qendrës së ndihmave

Forcat izraelite dhe persona të armatosur lokalë aleatë hapën zjarr ndaj një turme palestinezësh që po i drejtohej një qendre shpërndarjeje ushqimi të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të në Rripin e Gazës, mëngjesin e së hënës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe burimeve spitalore, si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë të paktën 14 persona, raporton AP.

Dëshmitarët raportuan se të armatosurit, që duket se bashkëpunonin me ushtrinë izraelite, qëndruan pranë trupave izraelite dhe më pas u tërhoqën drejt një zone të kontrolluar ushtarakisht në qytetin jugor të Rafah, pasi turma nisi të hidhte gurë në drejtim të tyre.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me incidentin. Megjithatë, Izraeli ka pranuar së fundmi bashkëpunimin me grupe të armatosura lokale që janë kundër Hamasit, një zhvillim që ka ngritur shqetësime për sigurinë e civilëve në zonat e shpërndarjes së ndihmave humanitare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit