Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë, si një nga fushat me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë inspektimeve janë shqiptuar 14 ndalime punimesh, të cilat njëkohësisht konsiderohen edhe si kërkesa për kundërvajtje.
Po ashtu, 4 raste janë proceduar në polici, pasi subjektet përkatëse kanë vazhduar punimet në kundërshtim me vendimet e inspektorëve dhe kanë dëmtuar shiritin e ndalimit.
Inspektorati ka bërë të ditur se subjektet me masa ndalimi do të procedohen më tej në gjykata për kundërvajtje, ndërsa riinspektimet do të vazhdojnë në ditët në vijim për verifikimin e eliminimit të parregullsive.









