spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin

“Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, Papa Leo XIV bëri debutimin e tij në Instagram.

Brenda pak orësh nga publikimi i postimit të tij të parë, Papa i ri arriti të tejkalojë 12.9 milionë ndjekës, duke e bërë atë një nga liderët fetarë më të ndjekur në rrjetet sociale në kohë rekord.

Ky hap i rëndësishëm vjen si një vazhdim i përpjekjeve të Vatikanit për të qenë i pranishëm në jetën e përditshme të besimtarëve, në një epokë kur komunikimi dhe ndikimi ndodhin gjithnjë e më shumë përmes ekraneve. Hyrja e Papa Leo XIV në Instagram ndjek gjurmët e Papa Benediktit XVI, i cili në vitin 2012 hapi profilin e parë papnor në Twitter – një akt që në atë kohë u konsiderua guximtar dhe novator.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit