Ethel Caterham nga Surrey, Britania e Madhe, është shpallur zyrtarisht personi më i moshuar në botë në moshën 115-vjeçare, pas vdekjes së murgeshës braziliane Inah Canabarro Lucas 116.
E lindur më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Caterham është britanikja e fundit e mbijetuar e Mbretit Eduard VII.
Në ditëlindjen e saj të fundit në gusht 2024, ajo zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së saj.
“Asnjëherë nuk zihesha me askënd, dëgjoja dhe bëja atë që doja”.
Rekordi i saj është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness dhe LongeviQuest. Në këtë përvjetor të rrallë, ajo mori edhe një letër urimi nga Mbreti Charles III, i cili e përshkroi historinë e saj si “magjepsëse”.
Caterham jetoi për dekada në Surrey dhe drejtoi vetë makinën deri në moshën 97-vjeçare. Në rininë e saj, punoi si dado në Indi dhe u martua në vitin 1933 me Norman Caterham në katedralen e Salisburyt.






