Kandidati për deputet nga LDK, Roni Kosmann ka prezantuar pesë zotimet që kjo parti do t’i realizojë nëse fitojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Postimi i plotë:
5 Zotimet për qytetarin
- Ekonomi reale që funksionon për qytetarin
Do të lehtësojmë procedurat për bizneset, do të mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe do të vendosim fokusin te prodhimi vendor që hap vende pune dhe rrit mirëqenien.
- Punëdinjitet dhe siguri për punëtorët
Do të garantojmë kushte të standardizuara pune, inspektime të rregullta në sektorët e rrezikshëm dhe mbrojtje të veçantë për punëtorët e minierave, ndërtimit dhe industrive të rënda. - Rinia dhe profesioni si motor zhvillimi
Do të ofrojmë trajnime profesionale të lidhura me tregun, mbështetje për start-up dhe zanate, si dhe bashkëpunim mes shkollave profesionale dhe bizneseve. - Diaspora si partner zhvillimi
Do të krijojmë platforma për investime të përbashkëta, projekte që lidhin bizneset e diasporës me ekonominë vendore dhe shërbime të lehtësuara për qytetarët jashtë vendit. - Ruajtja e trashëgimisë dhe kujtesës historike
Do të identifikojmë dhe mbrojmë objektet kulturore, do të restaurojmë hapësirat historike dhe do të krijojmë muze tematikë që ruajnë figurat e rëndësishme kombëtare.
Ldk123
ronikosmann104
Roni Kosmann








