“100 metra larg Fetahëve” -Gjykata merr vendim ndaj ish-këshilltarit të Kurtit, zbardhen detaje nga rasti

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka caktuar të pandehuri, Durim Berisha masën e ndalimit për t’iu afruar në distancë prej 100 metrash të dëmtuarve Sami Fetahi dhe Tefik Fetahi, të cilët i pandehuri i ka miq (familjarë të gruas së tij).

Vendimi është marrë mbi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, teksa i pandehuri Berisha akuzohet për kryerjen e veprave “Ngacmimi” dhe “Detyrimi”.

Kjo masë vlen deri më 31 maj të këtij viti.


Sipas aktvendimit, të siguruar nga Klankosova.tv, theksohet se për të pandehurin Berisha ka dyshim të bazuar se në vazhdimësi ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Detyrimi”.

“Miratohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë / Departamenti i Përgjithshëm PP/II.nr.1995/2026, të dt.02.05.2026, për caktimin e masës ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, thuhet mes tjerash në aktvendimin e gjykatës.

“Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurit, konform nenit 175 par.5 të KPPRK-së, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit. Obligohet stacioni Policor Veriu në Prishtinë që ta mbikëqyrë respektimin e masës nga i pandehuri dhe ta njoftojë gjykatën lidhur me zbatimin e saj”.


“Nëse personat e mbrojtur me këtë masë qëllimisht cenojnë distancën të cilën i pandehuri detyrohet ta respektojë, gjykata mund ta dënojë personin e mbrojtur me gjobë, siç parashihet në nenin 443 të këtij Kodi”, theksohet më tej në aktvendim.

Në dokument janë dhënë edhe detaje mbi bazën e të cilave është marrë vendimi që Berishës t’i ndalohet afrimi ndaj të dëmtuarve në distancë prej 100 metrash.


“Në bazë të deklarimit të palës së dëmtuar dhe përmbajtjes së SMS-ve, ka rezultuar se i pandehuri në vazhdimësi u ka dërguar të dëmtuarve mesazhe me përmbajtjet e cekura në dispozitiv të kësaj kërkese, fakt ky që vërtetohet edhe me shikimin e përmbajtjes së mesazheve”.

“Gjithashtu, nga deklarimi i të pandehurit në polici, i njëjti nuk e ka mohuar faktin se ka dërguar SMS dhe as kontaktet me të dëmtuarit, me të cilët thotë se është takuar në 2-3 ditët e fundit të muajit mars 2026”.


“I njëjti e ka pranuar gjithashtu se e ka kontaktuar edhe Suhejb Fathain. Veprimet e tij i pandehuri i ka arsyetuar duke thënë se ka dashur t’i sqarojë problemet pronësore me të dëmtuarit. Gjithashtu, i pandehuri pranon se të hënën (më datë 04.05.2026) ka planifikuar të takohet me të dëmtuarin Tefik Fetahi. Prandaj, duke marrë parasysh SMS-në ku i pandehuri i shkruan të dëmtuarit: ‘Të hënën (me datë 4 maj 2026) me emër të Zotit, ko**t kom me ardhë me t’i marrë. Bëni gati që të mos humbim kohë duke pritur, duke i bërë gati pasi të vijmë ne’, është formuar dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale që janë duke u hetuar”, thuhet në një pjesë të aktvendimit.

I pandehuri është ndaluar më 1 maj 2026, ndërsa është sjell te gjyqtari i procedurës paraprake paraditen e datës 3 maj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit