1 Tetori rikthehet në shesh: Prijësi i protestës fton qytetarët në marshin për çlirimtarët (VIDEO)

Prijësi i protestave të 1 Tetorit 1997, Muhamet Mavraj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 1 Tetorit 2026 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një videoje, Mavraj tha se 1 tetori i ’97-ës ishte dita më e madhe e unitetit të shqiptarëve të para luftës, derisa tha se tash më 1 tetor, të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për çlirimtarët.

“1 tetori i ’97-ës është dita më e madhe e unitetit të shqiptarëve para luftës. Isha atë ditë bashkë me ju dhe shumë të tjerë. Shumë prej tyre sot janë dëshmorë. Me këtë 1 tetor në orën 16:00 në sheshin tonë për Bacën Pejtër, për Calin, për Bacën Jakup, Kadriun, Rexhën dhe kryestrategun e lirisë, Hashim Thaçin, të gjithë bashkë ‘Jo në emrin tonë’”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit