Artisti Ҫun Lajҫi në një postim të tij në facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Artisti i bën thirrje Kurtit që të nxitojë dhe të mos e neglizhojë Vjosa Osmanin si Presidente.
“Mos me keqkuptoni, se është n’pyteje atdheu, e nga gjithë emrat që po lakohen për President, prap se prap, si Vjosa Osmani nuk bëhen.
Si zonja në fjalë, frigohem se edhe për shumë dekada, nuk do ta përfaqësojë Kosovën kaq denjësisht në qarqet zyrtare”, thotë ai në vargjet e tij.
Postimi i plotë:
Duhet të më kuptoni!
Unë nuk kam pasë kurrë nevojë për ju,
madje as ju për mua.
Ju mund të mos keni nevojë madje as për njëri-tjetrin,
por në thelb e dini se Kosova është ajo që ka nevojë për njeriun e duhur.
Duhet të më kuptoni e t’mos me gjykoni nga inatet e animet,
se jam artist – dhe arti jeton edhe pas vdekjes, kurse Ju jeni të përkohshëm:
sot njëri, nesër tjetëri – politikë hesapi.
Ndoshta nuk më takon të flas për ju
(se nuk ka ndodhur të vij ndonjëherë ta shoh artin tuaj,
siç ka ndodhur që ju të vini në teatër për mua),
jam i popullit e s’me takon t’loboj për pozitat tuaja.
Por jam ulur në një stol me tri këmbë, jo me katër;
që do të thotë: jam ulur shtrembër,
që t’flas drejt.
Mos me keqkuptoni, se është n’pyteje atdheu, e nga gjithë emrat që po lakohen për President, prap se prap,
si Vjosa Osmani nuk bëhen.
Si zonja në fjalë, frigohem se edhe për shumë dekada, nuk do ta përfaqësojë Kosovën kaq denjësisht
në qarqet zyrtare.
Albin,
ngutu ta bësh Qeverinë dhe mos e neglizho Vjosën.
Ajo është një – dhe një tjetër si ajo nuk ka.
Fola drejt,
sepse interesat jua lash juve;
mua më intereson Kosova
dhe pak shëndeti im.
Ngutu, Albin, ngutu,
se shteti ka hallka, ket e kuptove.
06.02.2026








